Rasti i fundit në Drenas, ku përdhunohet një e mitur nga ai që do të duhej ta furnizonte me edukatë, për të vazhduar nga një zyrëtar policor, e për të përfunduar në ordinancë private për abort, shpërfaqë krizën morale, edukative, dhe institucionale në shoqërinë tonë.
Pikësëpari si qytetare e Republikës, si nënë, si anëtare e Kuvendit të Gjilanit, dhe si mësimdhënëse, kërkoj nga organet përgjegjëse ta kryejn punën e tyre në bazë të ligjeve në fuqi. Nuk e përcakton populli denimin, por ligji, andaj kërkesa jonë është që ky rast ta merr epilogun e duhur, dhe rastet tjera e që mund të ketë shumë të tilla porse janë të izoluara, të inkurajohen viktimat ti paraqesin para organeve përgjegjëse.
Ne duhet të krijojmë institucione të besueshme dhe të përgjegjshme, dhe mos ti mbetet vetëm reagimit qytetarë si mjet që nxitë për punë në drejtësi. Policia e Kosovës është institucion i besueshëm, por sikurse në çdo institucion shtetëror, por edhe privat, gjithmonë ekzistojnë individë të këtij lloji të poshtër si ky mësimdhënës dhe polici. Lutemi të jetë rasti i fundit!
Arta Haziri Nuhiu Asambleiste ne kuvendin komunal te Gjilanit!