Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka shpërthyer në lot në momentin kur po protestohet në shenjë pakënaqësie për rastin e vajzës 16-vjeçare nga Drenasi.
Derisa protestuesit po i quanin në vazhdimësi përdhunues një prej policëve më në moshë u pa duke derdhur lot gjë që i ka prekur të gjithë protestuesit.
Disa nga organizatorët pas gjestit të tij i dhanë përqafime të gjithë policëve një nga një në shenjë respekti.