Muzikën e kishte dashur që kur ishte fëmijë, kurse ky pasion i saj më vonë ishte shndërruar edhe në profesion. Diana Toska, tani pedagoge e muzikës, njohuritë e saja nga muzika me plot sukses i përcjell tek gjeneratat e reja, duke qenë mësimdhënëse e pedagoge pianos. Ajo është edhe soliste e shkëlqyer dhe të gjitha këto dhunti atë e bëjnë një artiste për lakmi.
Aftësitë muzikore të artistes Diana Toska, tashmë janë të njohura për publikun gjilanas, në Kosovë, por edhe më gjerë, kurse kjo artiste e gjithëanëshme po lë gjurmë të pashlyeshme edhe në moderim.
Qindra aktivitete, jo vetëm kulturore, por edhe të natyrave të tjera janë moderuar nga Diana Toska, e cila sivjet ka shkëlqyer në Manifestimin “Flaka e Janarit 2019”, duke qenë moderatore në të gjitha aktivitetet përcjellëse me rëndësi të këtij manifestimi. Pos kësaj, ajo ishte tejet e angazhuar edhe në mbarëvajtjen e manifestimit si zëdhënëse për media dhe anëtare e bordit e Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2019”.
Me zë tejet radiofonik, me gjuhë të pastër shqipe, tejet e lirë në skenë para publikut, tejet elegante dhe moderatore që ka rrezatuar bukuri e elegancë në skenë, Diana Toska ka shkëlqyer në Manifestimin Shumëkulturor në Manifestimin « Flaka e Janarit ».
Gjithsesi se një kontribut të çmueshëm në paraqitjet e saja, ka dhënë edhe Shtëpia e Modës “Menakon” nga Gjilani, e cila është përkujdesur për veshjen e moderatores në mbrëmjen finale të “Flakës së Janarit” në Festivalin e Muzikës Popullore “Fest Flaka”.
Diana Toska, moderatorja që shkëlqeu në “Flakën e Janarit”
Ndani këtë artikull