Goditja nga kamioneta ditën e djeshme në Prishtinë i ka kushtuar me humbje të foshnjës viktimës e cila ishte shtatzënë.
Sipas njoftimit të Policisë, vozitësi nga pakujdesia e ka goditur viktimën femër e cila kishte qenë shtatzënë, por kjo i ka kushtuar me humbje të foshnjës, përcjell zeri.info.
“Raportohet i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar. Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.