Mungon vetëm zyrtarizimi, por praktikisht Drita – Gjilani nuk do të luhet të dielën. Është konfirmuar vetëm refuzimi i kërkesës së FC Dritës nga Policia e Kosovës për ta ofruar sigurinë e nevojshme për ditën e derbi, pasi që pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë marrë urdhër që më 17 shkurt të jenë në veri të vendit, shkruan ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Të dielen më 17 shkurt Kosova kremton 11-të vjetorin e Pavarësisë dhe gjithë forcat policore do të jenë të përqendruara në veri të Mitrovicës, për të qenë kështu në gjendje gatishmërie, sidomos pas ngjarjeve të fundit politike në vend.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit mund të luhet ditën e shtunë (16 shkurt), por që ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët e klubit bardh e kaltër dhe atyre të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vendimi për zhvillimin e ndeshjes Drita – Gjilani do të merret këtë të enjte më së largu ora 14:00.