Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sot kishte të planifikuara 19 arritje dhe 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje.
Menaxheri për planifikim të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”, Adem Jashari”, Driton Hyseni, ka shkruar se si rrjedhojë e rrethanave të krijuara për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit Ajror të Republikës së Kosovës, si kompani që operon me Aeroportin e Prishtinës, kanë planifikuar 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje;
“Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot. Kompania Limak Kosova Int’l Airport shpreson që kjo gjendje të evitohet sa më shpejt dhe të gjitha operimet të realizohen sipas planeve sezonale të fluturimeve dhe shfrytëzuesit e aeroportit të mos kenë nevojë për anulime e riprogramime të tilla të fluturimeve, rrjedhimisht udhëtarët të udhëtojnë sipas planifikimeve të tyre”, ka shkruar ai në Facebook.