Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti kishte falsifikuar datën e lindjen në kopjen e ekstraktit Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
Krejt kjo me qëllim që të vazhdojë punën edhe për një vit më shumë, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.