Gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e pjesës së epërme të shtratit të lumit Mirusha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, kanë konfirmuar se më 28 nëntor do ta ketë fundit ky projekt.
“Problemit më të madh për 55 mijë banorë që jetojnë përreth lumit Mirusha, po i vije fundi. Tregimi i madh për Mirushën po mbyllet për cka e falënderoj ministrin Matoshi për mbështetjen. Në të njëjtën kohë, po punojmë në ndërtimin e shtratit dhe platosë prej 3.5 kilometrash. Mbi të gjitha, krijohet hapësirë për qytetarët Shpresojmë që më 28 nëntor do t’i japim fund këtij projekti”, ka thënë kryetari i Gjilanit.
“Në po punojmë që në kuadër të projektit, ta integrojmë
edhe kampusin e shkollave të mesme, tregut të gjelbër dhe stadiumit. Këto projekte përfundimisht i japin pamjen urbane të qytetit dhe i zgjidhin të gjitha problemet e trashëguara.”, tha Haziri.
Ministri i Mjedisit, Fatmur Matoshim, tha se meritore për këtë intensitet të punimeve është Komuna e Gjilanit dhe kompania kontraktuese.
“Kemi filluar që nga gushti i viit të kaluar që të punojmë në këtë projekt intensivisht dhe për këtë është meritore Komuna e Gjilanit që po e mbikëqyrë dhe kompania kontraktuese. Është një përkushtim i Ministrisë së Mjedisit që të vazhdojë ta mbështesë me mjete financiare këtë projekt deri në përfundim. E mira është që kanalizimet janë të vendosura anash dhe shtrati shërben vetëm për ujërat atmosferike”, është shprehur Matoshi.