Sot Republika e Kosovës shënon 11-vjetorine e Pavarësisë. Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë u miratua nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku munguan vetëm deputetët e komunitete serb.
Në shënimin e kësaj dite, sot janë paraparë të mbahen disa aktivitete shtetërore:
Agjenda e aktiviteteve për 11-vjetorin e Pavarësisë (e diel)
10:00 – Homazhe tek varrezat e Dëshmorëve
11:00 – Akademi Solemne për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Program artistik nga shkolla e muzikës së qytetit të Gjilanit, me disa pika solistike dhe korale me dirigjente Florentina Rashiti, nën udhëheqjen e Drejtorit Kushtrim Jakupi.
Lokacioni: Teatri i Qytetit të Gjilanit
13:00 – Përurimi i Bustit të Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova
Lokacioni: Në Selinë e LDK-së në Gjilan