Institucionet komunale kryesuar nga Lutfi Haziri, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në nderim të jetes dhe vepres se tyre heroike.
Postimi i Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri
Është moment që duhet të respektojmë të gjithë ata që na mungojnë më së shumti në këto ditë të bardha të Pavarësisë sonë, në prag të 20-vjetorit të çlirimit dhe natyrisht na bëjnë më të përkushtuar në realizimin e ëndrrës së dëshmorëve. Gëzuar Dita e Republikës!
Ai theksoi se dëshmorët, heronjtë, martirët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha.
Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera për 11 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS, tha Haziri.