Një polic i Kosovës ka rënë në humnerë gjatë ditës së sotme, trasnmeton Gazeta Metro.
Raportohet se zyrtaret policor në detyrë derisa ishin duke u marr me një rast aksident trafiku në Mitrovicë, një i dyshuar i komunitetit serb me automjetin e tij kalon afër zyrtarëve policor me një shpejtësi të madhe, ku njeri nga zyrtaret duke tentuar t’iu shmanget rrezikut bie në një humnerë.
Zyrtari policor dërgohet në Spital-reparti i ortopedisë Mitrovicë për trajtim mjekësor.
I dyshuari është ndaluar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt./gazetametro.net