Shkendije Geci Sherifi është emëruar ambasadore e Republikës së Kosovës në Sued, trasnmeton Gazeta Metro.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Astrit Gashi, që jeton dhe vepron në Suedi.
Gashi ka thënë kjo i është konfirmuar nga presidenca dhe se e falënderon këtë institucion për përzgjedhjen e njeriut të duhur për t’i përfaqësuar shqiptarët e Kosovës në Suedi.
“Shkendije Geci Sherifi emërohet ambasadore në Suedi…Faleminderit presidenca që më dëgjuat propozimin tim që ambasadorja të jetë femër”, ka shkruar gazetari Gashi.
Më parë Shkendije Geci Sherifi ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Kroaci./gazetametro.net