Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë në mënyrë që t’i hapet rrugë fillimit të dialogut duhet të dëgjohet nga ana e Qeverisë së Kosovës sipas profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP).
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agim Zogaj, ka deklaruar se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet të pezullohet .
Taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, ashtu siç ka propozuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai ka dhënë një model dhe propozim që do të pasonin edhe zhvillime të reja që do t’i kemi në të ardhmen”, tha Zogaj në RTK.
Sipas tij në asnjë mënyrë dhe më nuk ka asnjë argumentim se duhet të kemi përplasje me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në.
“ShBA janë aleati kryesor, vendimtar dhe më i fuqishmi dhe më i besueshmi i popullit shqiptar dhe i Kosovës”, tha ai.
Kurse profesori tjetër i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti tha se taksa duhet të pezullohet përkohësisht pasi do të krijohet një moment i ri për daljen nga bllokada që ka tani Kosova.
“Nuk po diskutohet që të hiqet taksa, po të pezullohet përkohësisht. Pezullimi i taksës krijon një moment të ri, krijon një mundësi për të dalë të shtegdalja, pra bllokada që kemi tani . Pra duhet të kemi një pezullim tre mujor ose gjashtë mujor, pra pezullimi është zgjidhja më realiste që do të hapte rrugë të reja”,tha Bexheti në RTK.
Sipas tij bisedimet Kosovë-Serbi duhet të kenë një unitet në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
“Ato bisedimet Kosovë-Serbi duhet të krijojnë një unitet të brendshëm të faktorit politik shqiptar, është shumë më e nevojshëm që të kemi një ngritjet të unitetit të shqiptarëve, përfshirë edhe atyre opozitar. Nëse partitë opozitare nuk bëhet pjesë e negociatave do të ketë shumë dilema, përgjegjësi duhet të bie mbi të gjithë”, tha ai.