Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka kritikuar ashpër BE-në për mosliberalizim të Vizave pasi Kosova i ka kryer të gjitha detyrat që i janë kërkuar.
Engel duke folur për gazetarët në Bruksel tha se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë, ai ka kritikuar BE’në se si nuk po bëhet asgjë për Kosovën.
Kjo gjë (liberalizimi i vizave) nuk ka ndodhur ende dhe është frustruese”, tha Engel.
Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar.
“Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”, tha Engel.
Komentet vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovësn që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është kundër interesave amerikanë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa të mos hiqet taksa.
Engel tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Engel tha se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen pëpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.