Dy futbollistë të Gjilanit janë ftuar nga grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës. Fjala është për portierët, Olti Ismajli dhe Petrit Terziu.
Ismajli i cili u grumbullua me Kosovën U16, ka përfunduar me sukses grumbullimin e kësaj gjenerate, ku qëndruan për disa ditë në Dubai dhe zhvilluan dhe disa ndeshje miqësore kundër skuadrave, si Blegjika dhe Çekia.
Kosova U19 e cila po qëndron në shtetin Italian, përkatësisht në Romë, po merr pjesë në turneun “Roma Caput Mundi”, ku ditën e djeshme zhvilloi ndeshje me ekipin e moshave të Lazios dhe portieri ynë Petrit Terziu, ishte protagonist në takimin i cili pas vazhdimeve u mbyll në 2:2, dhe në penalti fitoi ekipi romak, ku Terziu priti një prej tyre.
Ftesat e këtyre dy futbollistëve nuk janë të vetmet, ku edhe më parë në adresën e Gjilanit kishte pasur ftesa për lojtarët e akademisë sonë dhe jo vetëm.