Shkollat fillore dhe të mesme tashmë e kanë marrë vendimin e Ministrisë për ndalimin e telefonave në orën e mësimit, por drejtorët nuk e dinë çfarë sanksione duhet marrë në raste kur u zihen telefonat nxënësve.
Megjiatë, menaxhmenti i disa shkollave po përdorë mënyra të ndryshme. Ata nuk po ua japin telefonat nxënësve pa ardhjen e prindërve.
Për shkak se nxënësit kanë nevojë të komunikojnë me prindërit, shkolla po përdorë disa metoda klasike.
“Ne kemi në dispozicion disa mjete teknologjike nga drejtoria e shkollës, dhe i përdorim ato kur kemi nevojë”, ka thënë një nxënëse.
Ndërsa, nga Ministria e Arsimit thuhet se i kanë marrë masat ndaj nxënsve, që përdorin telefona në orë të mësimit.