Një person është vrarë në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.
Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt ka konfirmuar vrasjen e personit që është i moshës 25-30-vjeçare.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, ka thënë Gashi, transmeton Ferizajpress.