Gjilani njoftoi sot se me marrëveshje të dyanshme ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Sadat Pajaziti.
Por, tekniku ka thënë të kundërtën. Sipas tij, është klubi që ka vendosur për të shkëputur bashkëpunimin dhe atij nuk i mbetet gjë tjetër përveç se ta respektojë, raporton Gazetasheshi.com.
“Sot jam njoftuar se kan vendos ta nderpresin bashkpunimin, dhe mu sme mbetet tjeter pos ta pranoj.i uroj suksese gjilanit dhe shpresoj qe sa ma shpejt te kurorzohen me ndonje titull,edhe besoj se do vi koha sepse ka nje kryetar icili i rrin mbrapa ekipit gjithmon ne cdo aspekt, mirepo gjilani duhet te kaloj neper faza te ndryshme, te formohet si ekip te keté 11 shen startuse te cilet luajn nje kohe pak ma te gjate ne mes veti, gjilani esht ekip i vjeter dhe me nam ne futbollin e kosoves, por ket vite esht ekip i ri me shume ardhje dhe shume largime,megjithe atë une mendoj se ata po i lë ne pozit te mire ne tabel(pozita e 4)dhe besoj qe ky esht sukses per ket vitë.kampion nuk mund te shpallesh rastesisht, ekipet punojn me vite per te sjell tituj, une nuk do ta pranoja kurr poziten e trajnerit nese ata do me kerkonin ne fillim te vitit me shume se poziten e 4 te ne tabel”, ka shkruar Pajaziti në facebook.
Ndryshe, ai ka uruar skuadrën dhe trajnerin pasues të tij.
“Ne fund por jo nga rëndesia dua ti pershendes tifozat te cilët i kuptoj se ata nuk jan te knaqur me rezultatet,normalisht ata gjithmon kerkojn tituj,por titujt dojnë mbi të gjitha kohë per tu formuar ekipi dhe per kete do te pakten 2 apo 3 vite qe lojtaret te fillojn te ndjejn njeri tjetrin ne fushe te behen nje, kete vit ne gjilan kan ardh mbi 12 lojtare dhe jan larguar mbi 15 dhe kjo na ka pengu.natyrisht gjilani do te ket suksese uroj qe trajneri qe me pason te ket suksese shpresoj te ket me shume kohe dhe ti gzoj tifozat te cilet nuk ndalen as nje moment duke e perkrahur ekipin e tyre te zemres”, përfundon shkrimi i Pajazitit.