Ministri Shala urdhëron Inspektoratin e Tregut të MTI-së me inspektoratet komunale të vizitojnë bizneset dhe të shohin dokumentacionet e produkteve serbe dhe boshnjake nëse janë në përputhshmëri me ligjin apo nëse ka të bëjë me mallra të kontrabanduara kur i shohim marketet dhe supermarketet tona të stërmbushura me produkte të këtyre shteteve.
Mendimi juaj lidhur me këtë çështje, kur jemi në dijeni se si punohet nga ispektoratet komunale??
Deklarata e Ministrit MIT të Kosovës, Endrit Shala!?
Sot kam urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.
Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Republikën e Kosovës.
Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime ne po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin, rrjedhimisht qytetarin e Kosovës.