Me rastin e kremtimit të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është vendosur kopja e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës të nënshkruar nga deputetët e parlamentit të Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, shkruan Radiostargjilan.com.
Sikurse në gjashtë qendrat kryesore të Kosovës, ajo është vendosur edhe në Gjilan.
Pranë zyres së Kryetarit të Komunës ju mund ta gjeni atë së bashku me emrat e deputetëve të asaj legjislature.
Sigurisht se në atë listë ishin edhe shumë deputetetë të Komunës së Gjilanit.
Vendi ku ndodhet deklarata e Pavarësisë së Kosovës është shndërruar në një “mini” atraksion të qytetit.
/Radio STAR/