Javën e kaluar Gjilani u mposht nga Drita në derbin e qytetit me rezultat 3-1.Fajin shumica e futbolldashësve i’a lanë porterit bardhë e kuq, Donat Kaçiut, i cili reagoi tepër dobët te goli i dytë i Dritës, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes, Skifterat e kritikuan tejmase, derisa pati të atillë që e akuzuan edhe për lëshim të qëllimshëm.
Gjithsesi, ushtruesi i detyrës së trajnerit, Alban Hyseni, që morri drejtimin e skuadrës pas ndërprerjes së bashkëpunimit mes klubit anamoravas dhe Sadat Pajazitit ka marrë vendim që tash e tutje gardian i portës të jetë Kenan Haxhihamza.
Haxhihamza tash e një kohë është pjesë e Gjilanit, derisa si duket puna e palodhshme do t’i shpërblehet më në fund.Ai pati paraqitje solide në përballjen me Flamurtarin, duke mos patur shumë punë, pasi Gjilani gjatë gjithë kohës e kishte lojën nën kontroll por pa arritur të konkretizojë.
Më poshtë i keni disa nga komentet e tifozëve të Gjilanit, kur e kanë kuptuar se Kaçiu do të jetë në bankën rezervë.