Trepça ’89 ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme në përballje me kampionin në fuqi Dritën 1-0.
Pas golit të shënuar, 89-shi vazhdoi dominimin në ndeshje teksa rast të mirë pati Ylber Maloku por që goditja e tij u prit nga Kirev.
Pjesa e dytë nisi më mirë për DRITËN të cilët patën disa raste të mira shënimi.
Ardian Limani fillimisht gjuajti nga distanca, por pa sukses, ndërsa Kyrian Nwabueze pati dy raste shënimi në minutat 62 dhe 68 por nuk arriti të shënonte.
89-shi deri në fund të ndeshjes arriti të mbrohet mirë dhe ta ruaj epërsinë nga pjesa e parë.
Drita e Ardian Nuhiut do të jetë nikoqire e Drenicës.