DRITA ka dalë më nje kumtesë për opinion publik, përmes së cilës është ankuar në referin Alban Shala.
Fc “ DRITA “ beson se arbitri i lojës me Trepçën ’89, Shala ia ka marr fitoren ekipit gjilanas.
Kjo është kumtesa e FC DRITËS
FT KF Trepqa ‘89 1:0 FC DRITA
Akterët kryesor të kësaj ndeshje ishin treshja e gjyqtarëve Alban Shala me asistentët Bekim Rama dhe Jakup Musolli!!!
Ndeshja në Riza Lushta ka përfunduar me rezultatin 1:0! Vendimtar ka qenë gol i realizuar në pjesën e parë nga Renato Hyshmeri i cili realizon me lehtësi edhe pse thuajse gjithë punën e kreu asistenti i dyte Bekim Rama(off-side)
Futbollistet tanë sot kanë zhvilluar një ndeshje tejet të vështirë kundrejt 14 kundërshtarëve në fushë.
Me një gjykim kaq skandaloz nga gjyqtari kryesor Alban Shala që vetëm veprimet e lojtarëve tanë i kishte në fokus si dhe të asistentit të parë Jakup Musolli që me vendime qesharake në favor të vendasëve kaloi qdo limit të gjykimit!
Pa asnjë dyshim, ky është një imazh shumë i keq për futbollin Kosovar!
FC DRITA⚪️?