Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Komandantin e KFOR-it turk, Kolonel Numan Baş, me të cilin kanë bashkëbiseduar për gjendjen e sigurisë, pastaj bashkëpunimi dhe siguria që ekziston në Komunën e Gjilanit mes të gjitha etnive pa dallim dhe deri te investimet e përbashkëta në arsim, shëndetësi dhe sector të tjerë në zhvillimin ekonomik.
Kryetari Haziri, ka falënderuar kolonelin Baş, për angazhimin që janë duke dhënë trupat e KFOR-it në regjionin juglindje dhe njëkohësisht ka ofruar bashkëpunimin e tij të plotë në ruajtjen e sigurisë publike për të gjithë qytetarët pa dallime etnike dhe fetare.
E nga ana e tij colonel Baş, ka thënë se janë shumë krenarë që me kontributin që jep KFOR-i, në bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera nga sektori publik po shënojnë hapa konkret për sigurinë në përgjithësi në nivel vendi.