Sot, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Fatmir Ibishi, në Konqul të Koosvës Lindore, një pjesë e aktivistëve të degës së PDK-së në Gjilan, me në krye kandidatin për kryetar dege, z. Flurim Arifi, bënë homazhe në kompleksin e memorialit të dëshmorëve në Gjilan.
“Liria nuk ka ardhë asnjëherë nga të tjera rrugë! Ishte lufta heroike e burrave dhe e grave të tokës arbërore, nën Flamurin e UÇK-së, e vetmja e rrugë e lavdisë së dëshmorëve, mbi gjakun e sakrificën e të cilëve u vunë themelet e lirisë e të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë me këtë rast, z. Flurim Arifi, kandidat për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.
Kandidati për kryetar të PDK-së në Gjilan Flurim Arifi ka bërë homazhe sot, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Fatmir Ibishi!
Ndani këtë artikull