Kuq e bardhët kanë startuar me përgaditjet për duelin e së premtës, ku do të ballafaqohen me skuadrën e Lirisë në Prizeren.
Skuadra vijoi me stërvitjet e zakonshme ku u punua për rreth dy orë.Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, ditën e sotme vijoi punën e tijë së bashku me futbollistët e skuadrës, ku po përgaditen maksimalisht për duelin e xhiros së 20, në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Seanca stërvitore e cila u mbajt tek fusha ndihmëse me barë artificial, filloi me nxemje ku pati një vrapim të lehtë, pastaj numri një i shtabit teknik të skuadrës, stërvitjet i vijoj me lojë me top dhe krejtësisht në fund pati lojë të lirë për futbollistët e skuadrës së tijë.
Gjendja e futbollistëve është mjaft stabile dhe përveq Jeffesron Lopes, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë në muskulin e tijë në duelin kundër Flamurtarit, pjesa tjetër ishin prezent në stërvitjen e sotme.Gjendja e Jefferson është stabile dhe ai sot punoi i veçuar nga grupi, ai nuk pritet të mungoj në duelin e së premtes kundër skuadrës prizerenase, KF Lira, dhe se nga nesër, Lopes, do të bashkangjitet stërvitjeve grupore.
Gjilani stërvitjet do ti vijoj edhe sot në lokacionin e njejtë.