Revista amerikane për biznes, Forbes, në një artikull për Kosovën ka shkruar se vendi së shpejti mund të ketë linjën kombëtare ajrore të sajën, transmeton Gazeta Metro.
Një skenar i tillë është i mundshëm, pas informatave se Leyla Ibrahimi Salahi, një zvicerane me paraardhës kosovarë, ka marrë përsipër Germania Flug, degë zvicerane e aviacionit në Gjermani.
Blerja, siç bën të ditur Forbes, është bërë përmes kompanisë së saj të investimeve, Albex Aviation.
“Germania Flug nuk është prekur aspak nga falimentimi i kompanisë Germania këtë muaj, dhe vazhdon të operojë fluturime nga Zvicra për në vende të ndryshme të Europës, Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore”, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Metro.
Kompania, thuhet se ka lidhje të gjata me Ibrahimi-Salahi, pasi që ajo gjithashtu operon fluturime në emër të Air Prishtina, një “linjë ajrore virtuale” kosovare, të cilën ajo e drejtorin si kryetare dhe shefe ekzekutive.
Megjithëse nuk ka pasuri të aviacionit të vetin, Air Prishtina e paraqet vetën si një shërbim për trafik etnik, nga Zvicra, Gjermania dhe Italia për në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Forbes përfundon se ky model i biznesit i bën jehonë asaj të Agjencisë Kosovare të Fluturimit, e cila e ndaloi fluturimin në vitin 2006, por vazhdon të shesë bileta ajrore përmes partneriteteve me transportues të huaj.