Një person dje ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident trafiku të ndodhur më 12 shkurt të këtij vitit në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lagjja e ‘Myhyrëve’, Bresallc 12.02.2019-19:30. Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull shqiptar, i cili ishte i hospitalizuar në QKUK, i njëjti me 26.02.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.