Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.
Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve, vazhdojnë me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.
Ndryshe, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve, të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjete.