Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, e ka pranuar sot se Kosova mund të ketë pasoja po se nuk e ndryshoi mendjen për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Përkundër presionit të SHBA’së për pezullimin e taksës nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut mes dy shteteve për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që rezulton me njohjen e pavarësisë së Kosovës, kjo nuk e ka zmbrapsur kryeministrin Haradinaj.
Por, Haradinaj sot e ka pranuar se pasojat për mos-pezullimin e taksës mund të jenë serioze nga SHBA’të.
Sipas tij më mirë që Kosova të ketë pasoja tani nga miqtë ndërkombëtarë se këto pasoja të jenë më vonë, duke thënë se taksa nuk hiqet përkundrazi takimet me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
“Për taksën përçarja e madhe po na shkatërron edhe po na e ulë pozicionin negociues. Sikur të kishim qenë bashkë që Serbia s’mund të shet te ne pa na njoftë, jam i bindur se do të kishim një gjendje tjetër. Ma mirë është me hjek keq tani si Kosovë, me i pas do pasoja sesa me na qit keq një marrëveshje që merr përkrahje ndërkombëtare po qe s’është e mirë për Kosovën. Çka bëjmë atëherë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq pas takimit me delegacionin amerikan ka pasur qëndrime të politikanëve që janë ndryshuar.