Drita si kampione e Kosovës, këtë edicion që është ende duke u zhvilluar, u paraqit në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve që u mbajt në Gjibraltar, ku edhe doli fituese, duke u kualifikuar në raundin e ardhshëm.
Këtë edicion kampioni i Kosovës – kushdo qoftë ai – do ta ketë më të lehtë kalimin tutje sesa skuadra gjilanase.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të mërkurën se UEFA ka vendosur që asaj t’ia besojë organizimin e rrethit parakualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.
Është organizimi i parë që i besohet Kosovës dhe pos kampionit të saj, që pritet të vendoset mes Feronikelit, Prishtinës dhe eventualisht Llapit, do të marrin pjesë edhe kampioni i San Marinos, Andorrës dhe Gjibraltarit.
Ndeshjet e këtij turneu parakualifikues do të zhvillohen prej 20 deri më 29 qershor të këtij viti në dy qytete: në stadiumin e qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe në atë të Mitrovicë, “Adem Jashari”