Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndjehet i habitur se si kryeministri Mustafa, Thaçi, Limaj e disa të tjerë, po pranojnë të ulen në tavolinë me Serbinë, pa kushte.
Haradinaj tha para mediave se, edhe ai ishte për pezullim te taksës për një javë por nëse dihet çfarë marrëveshje do ketë.
Unë habitna edhe në kryeministrin Mustafa, edhe në Presidentn Thaçi edhe Limajn, pse kaq shpejt e pranu kushte të Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë jam përr pezullim një javë, nëse e shohim marrëveshjen se çfarë është’, ka thënë Haradinaj.
Këto komente, Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore kushtuar akademikut të ndjerë, Idriz Ajeti.