Nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklarojnë se nuk nuk ka vija të kuqe afatgjate për Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë për Gazetën Blic, deputeti nga rradhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se momentalisht PDK është e përjashtuar nga bashkëpunimi, por nëse më vonë largohen pengesat nuk mohohet një koalicion i tillë.
Ne nuk gjejmë tash brenda këtij subjekti politik, brenda këtyre subjekteve politike,(PDK, AAK, NISMA) arsye që të na japin këta, që mund të bashkëpunojmë duke marrë për bazë vendimet dhe veprimet që i kan ba deri tash në dëm të Kosovës. Kjo është arsyja pse ne komunikojme me elektoratin, me parti, me kryesi, për ta demaskuar keqqeverisjen, keqmenaxhimin, dhe veprimet e tyre.Dhe nëse një të ardhme, nësë këta reformohen, dhe subjektet e tyre e ndryshojnë qasjen ndaj vendit atëhere nuk do të thotë që LDK të mos bashkëpunoj me ta.LDK synon dhe insiston që skena politike në Kosovë, të mos ketë individë që janë të implikuar në krim dhe korrupsion, nëse këto përjashtohen atëherë elimonhen barrierat për me qenë pjesë e kolalicionit qeverisës” ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se LDK nuk ka fjalor të skajëshëm politik për asnjë subjelt, por se skandalet që kanë prodhuar Qeveria Haradinaj, janë shumë të dëmshme për Kosovën.
“Këto kualifikimet e skajshme nuk përkojnë me gjuhën dhe identitetin politik.Ne e kemi të qartë qëndrimin ton politik, se këto subjekte, ky koalicion i ka ba dëm Republikës së Kosovës. AAK PDK NISMA, shihen në mëdyshje në partneritet për me udhëheq me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këta kanë prodhu shumë skandale edhe korruptive edhe kriminale, dëmtime edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Andaj ne largohemi skajshmërisht për me pas një platformë të përbashkët për më udhëheq vendin. Këto janë arsyet që neve na unifikojnë si me udhëheq vendin me duar të pastra”, ka theksuar Zemaj.