Edhe një person tjetër ka lënë Kosovën për të gjetur një jetë më të mirë në gurbet.
Është ky, Valon Aliu, që para se të nisej në gurbet, la një porosi, ku ndër të tjerash tha se Kosova është vend pa shpresë.
Shkrimi i tij i plotë:
“Dikur kemi hanger bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova. Kemi pas zemer ta kapim pushkën e ta mbrojmë Atdheun tonë kundër okupatorit Serb. Ndërsa sot në vend të pushkës e kapim valixhen dhe e lëshojmë Atdheun tonë për nje jetë më të mirë, për një jetë te sigurt, për fëmijët tanë… Një KOSOVË pa shpresë”, ka shkruar Aliu.