Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë të mbahet më 28 shkurt, mbahet nesër me datën 5 mars. Shtyrja është bër për shkak të pamundësisë së kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për të marrë pjesë në seancë, ku në rend dite është Raporti i tij i punës për vitin 2018.
Njëherësh, rendi i punës, plotësohet edhe me katër pika shtesë:
Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Qendra 2”
Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Qendra 3”
Anulim i vendimit të datës 27.09.2018 për miratimin e planit rregullues të hollësishëm “Lagja e Spitalit”
Anulimi i vendimit të datës 26.11.2018, për lënien në fuqi të tri vendimeve të lartshënuara.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 5.03.2019, ora 10:00.