Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar një kompani të prodhimit dhe përpunimit të mishit në Gjilan.
Sipas tij, suksesi i kësaj fabrike është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut, transmeton Indeksonline.
“U bëj thirrje qytetarëve që t’i konsumojnë sa më shumë produktet e Kosovës, sepse duke fuqizuar kompanitë vendore ne fuqizojmë ekonominë e vendit tonë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.