Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka kërkuar që mos të bëhet presion ndaj Drejtorive Arsimore për zëvëndësimin e orëve të humbura.
Jashari ka thënë se si MASHT-i ashtu edhe SBASHK-u duhet të presin vendimin e organeve të drejtësisë, përndryshe janë të gatshëm të rifillojnë me grevën.
“Për ta shiquar situatën edhe MASHT edhe SBASHK-u duhet të presin pa kërkesa pa presion ndaj mësimdhënësve dhe drejtorive të arsimit, është dashur të presin për vendimet e Gjykatave pasi që janë obligative, nëse Gjykata vendos pro vendimit të MASHT-it do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës, nëse vendos pro vendimit të SBASHK-ut do ta zbatojme por nuk duhet bërë presione ”, ka thënë Jashari për Indeksonline.
Jashari ka kërkuar që të mos bëhen presion për zëvëndësimin e orëve të humbura.
“Nëse vazhdohet me presione eventuale, t’i detyrojë mësimdhënësit për zëvendësimin e orëve atëherë nuk përjashtohet mundësia për rifillimin e grevës. Ne duhet të presin verdiktin e Gjykatës, askush nuk është mbi Ligjin as kryetari i shtetit, dhe nëse Gjykata vendosë edhe kundër vendimit tonë ne do t’i mbajmë orët por vetëm vendimit të Gjykatës”, ka shtuar tutje ai.
“Ne do të veprojmë në bazë të vendimit të fundit të Këshillit drejtues të kryetarëve të niveleve komunale, ata na kanë obliguar dhe ne do ta kryejmë detyrën përmes juristit tonë në gjykatën gjegjëse duke kërkuar pezullimin e përkohshëm të ministrit Bytyqi për mbajtjen e orëve dhe duke kërkuar që Gjykata të japë verdiktin e vetë”, ka vlerësuar ai./indeksonline/