Gjilani është bërë input i fortë i ekonomisë se vendit, me fabrikat e shumta prodhuese.
Vizitën në këtë Komunë e përmbyllëm me një drekë pune me përfaqësuesit e mbi 50 bizneseve nga kjo anë.
Dëgjova me vëmendje brengat dhe kërkesat e tyre, të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave të duhura zhvillimore, që Kosovën ta bëjmë vendin më joshës për biznes në regjion.
Theksova se Kosova ka shënuar rritjen më te madhe ekonomike në regjion dhe ka politikën më të mirë fiskale, derisa ligjet e reja tatimore që presin miratim nga Kuvendi do të ofrojnë kushte të favorshme të të bërit biznes.
Ky është vit i ekonomisë dhe përkrahja e prodhimit dhe bizneseve vendore do të vazhdojë të mbetet agjendë e çdoditshme e Qeverisë.