Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë në 21 vjetorin e rënies së Familjes Jashari se u shua një familje në mes të Evropës që bëri që bota të mos lejojë zhdukjen e një populli.
“Jasharajt na dhanë këtë leksion: vetëm një popull që e mbron lirinë më çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Sot këtu ritakohen të gjithë brezat e çlirimtareve të Kosovës të mishëruar në Ushtrinë e Kosovës”.
Haradinaj në manifestimin për nder të Epopesë së UCK-së, ka folur për miqësinë me SHBA-në, e cila kohët e fundit është zbehur për shkak të këmbënguljes së tij që mos ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe.
“Në miqësi të përhershme me Amerikën do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën çfarë e kanë ëndërruar çlirimtarët”.