Kishte bërë karrierë të bujshme në ekipet shqiptare në Maqedoni, në FK Kumanova, KF Shkëndija e Tetovës e më pas edhe te Bashkimi i Kumanovës, duke prekur edhe garat më prestigjioze në Evropë dhe menjëherë pas lufte kishte ardhur në Gjilan, që karrierën e tij prej portieri t’a vazhdojë edhe në Kosovë në klubet KF Gjilani, KF Drita e më pas edhe në KF Ferizaj.
Sa e sa herë shpëtoi ekipin e tij, duke mos pësuar gol, emri i tij u brohorit nga shikuesit, kurse aq shumë i pëlqeu Gjilani dhe njerëzit e tij, sa që mbeti përgjithmonë për të jetuar këtu.
Afrim Ajdini, gjatë ndeshjes
Afrim Ajdini, dikur portier e tashti trajner në SC Gjilani, në Gjilan ka një familje të mrekullueshme, kurse tërë atë që me vite e kishte mësuar nga përvoja në lojën e futbollit, tashti po e bartë tek gjeneratat e reja të portierëve.
Afrim Ajdini, tash trajner në SC Gjilani
Për karrierën e Afrim Ajdinit, futbolldashësit gjilanas tashmë janë të njohur, por pikërisht nga FC Gjilani, po dalin portierë të të ardhmes, të cilët qysh tashti janë thirrur nga përfaqësueset gjegjëse. Bëhet fjalë për dy portierët e rinj, Olti Ismajli dhe Petrit Terziu, që të dy pjesë e përfaqësues së Kosovës.
Olti Ismajli, shpresë e futbollit kosovar
“Janë këta dy portierë të grupomoshave të reja që dallohen shumë dhe që nga ta pritet shumë në të ardhmen”, thekson Afrim Ajdini, trajner, i cili shton se shumë mirë i njeh cilësitë e këtyre dy portierëve, të cilët për një kohë të gjatë ushtrojnë me plot zell, andaj nuk është e rastësishme që të dy tashti janë pjesë e përfaqësues së Kosovës në futboll, Olti Ismajli në grupmoshat U-16 dhe Petrit Terziu në grupmoshat U-19.
Gjithënjë i vëmendshëm në portë, Olti Ismajli
Gjithsesi se në të arriturat e këtyre dy portierëve meritat e tyre të pamohueshme i kanë edhe trajnerët e grupmoshave të reja në FC Gjilani, Brezart Ismajli, Sadullah Ajeti, Selajdin Jerliu e Refik Rexhepaj dhe mbarë stafi i FC Gjilani.
E pret një karrierë e ndritur, Petrit Terziu
Portierët e rinj, Olti Ismajli dhe Petrit Terziu me punën e tyre e kanë merituar të jenë pjesë e përfaqësues dhe se në të ardhmen ata i pret një karrierë e ndritshme. Këta dy portierë të rinj shprehen se nuk do të kursejnë mund e djersë edhe në të ardhmen me qëllim që të përgatiten edhe më tepër dhe të shkëlqejnë në futbollin kosovar e pse jo për të shkuar edhe më larg.
Petrit Terziu, gjatë ndeshjes