SBASHK gjatë ditës së djeshme njoftoi se të shtunën nuk do të mbahet mësim zëvëndësues për orët e humbura nga greva. Mirëpo këtë vendim e kanë kundërshtuar disa shkolla në Gjilan.
Shkollat në fshatin Malishevë, Llashticë dhe në Verbicë të Zhegocit si dhe Shkolla e Mjeksisë dhe Vatra e Diturisë në Livoçë të epërm, vazhdon të mbajën orët e humbura plotësuese.
Këto shkolla të cilat po mbajnë mësim ju kanë përgjigjur thirrjes se Ministrisë ndërsa të tjerat shkolla po i përgjigjen thirrjes së SBASHK-ut dhe vazhdojn të e bojkotojnë mësim.
Derisa shkollat të tjera ju kanë përgjigjur vendimit të SBASHK edhe nxënësit janë duke e kundërshtuar një vendim të tillë me bojkot të procesit mësimor.
Burimet brenda DKA-së në Gjilan, kanë thënë për Radio Star se disa nga shkollat nuk ju kanë përgjigjurë ftesës se ministrisë së arsimit që të mbahet mësimi, dhe ato kanë rrespekuar thirrjen e SBASHK-ut./RadioStar/