Ani pse nuk janë të lejuar të qarkullojnë brenda zonës së qendrës së qytetit të Gjilanit, sot në Gjilan janë parë kamionë që qarkullonin në këtë zonë të ndaluar.
Sipas një video që ka siguruar Insajderi, shihet një kamion që kalon sot në të njëjtin vend ku dy ditë më parë ndodhi aksidenti i rëndë që e shkaktoi një kamion i cili goditi dhjetëra vetura, pasi dyshohet se i ishte prishur sistemi i frenimit.
Si pasojë e aksidentit që ndodhi të enjten në Gjilan vdiq një person dhe mbetën të lënduar 20 të tjerë.
Mirëpo, kamionët e kanë të ndaluar të qarkullojnë brenda zonës së qytetit. Këtë e përmendi të enjten edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.