Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga mesi i javës së ardhshme do të ketë reshje shiu në ultësira dhe reshje bore në vendet kodrinore-malore.
“Duke filluar nga dita e mërkurë përsëri pritet destabilizim i motit me përcjellje të reshjeve atmosferike në vendet kodrinore malore do të ketë reshje bore, ndërsa në ultësira do të ketë shi”, ka thënë Tahirsylaj
Eksperti i meteorologjisë, tregoi se temperaturat minimale nga java e ardhshme do të arrijnë në minus 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 9 gradë Celsius.
“Prandaj kjo situatë do të ketë ndikim në uljen e temperaturave në gjysmën e dytë të javës që minimalet do të shkojnë nën zero, nga minus 2-3 gradë Celsius deri te maksimalet që mund të arrijnë deri në 9 gradë Celsius. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jug-perëndimit pastaj veriu dhe veri-lindja me shpejtësi deri në 5 m/s”, u shpreh Tahirsylaj, për Telegrafin.
Këto reshje siç tha ai kanë një efekt pozitiv për plotësimin e kushteve hidrike të tokës.
“Meqenëse nuk ka pasur reshje këto javë dhe reshjet kanë një efekt të madh për zhvillimin e mbjelljeve vjeshtore dhe përgatitjen për mbjellje pranverore”, tha Tahirsylaj. /Telegrafi/