Trajneri në detyrë te SC Gjilani, Alban Hyseni ka mbetur i zhgënjyer me paraqitjen e djelmoshave të tij në duel me Feronikelin (të humbur 3-0), duke theksuar se disa nga futbollsitët nuk po arrijnë të i kuptojnë detyrat e dhëna para fillimit të ndeshjes, shkruan Gazetasheshi.com.
Madje, Hysni ka kritikuar disa nga futbollistët, duke thënë se futbolli nuk luhet me 70% të forcës.
“Kemi punuar gjatë gjithë javës për të neutralizuar pikat e forta të Feronikelit dhe u ndëshkuam pikërisht aty. Lojtarëve u kam thënë që të mbulojnë hapsirat, pasi që në futboll një detaj i vogël të kushton shumë. Tash e tri javë u kam sqaruar këtë gjë, por si duket futbollistët tanë nuk po arrinë të kuptojnë. Ne u ndëshkuam nga krosimet dhe një sulmues të cilin e kemi studiuar gjatë gjithë javës se si ta ndalojmë dhe pikërisht aty i pranuam goalt. Disa nga lojtarët, jo të gjithë po mendojnë se futbolli luhet me 70% të forcës dhe duhet të kujtojë atyre që nëse nuk angazhoheni 100% nuk do të keni asnjëherë rezultatin e kërkuar”, deklaroi Hyseni.
Kjo mund të jetë njëherit edhe ndeshja e fundit e Hysenit në krye të stolit gjilanas, pasi kuqebardhët pritet të emërojnë trajnerin e ri brenda javës së ardhshme.
Gjilani zhytet edhe më shumë në krizë kuqebardhët që tani mund ta shohin vetën në pjesën e poshtme të klasifikimit (varësisht nga rezultati i ndeshjes Flamurtari – Ballkani 17:00).