Shkruan: Izmi Zeka
Sot 38 vjet më parë ndryshoi përjetësisht qasja ndaj regjimit Serbo sllavë e shqiptarëve të Kosovës. Atë që ishte mbjell pas Luftës së Dytë Botërore dhe në demonstratat e vitit 1968 demonstratat e vitit 1981 trandën themelet e shtetit Jugosllav. Ishte moment i duhur për të ndryshuar edhe memoria e qytetarëve të Kosovës ndaj regjimit shtypës Jugosllav. Këto demonstrata tani i përkasin historisë por bënë kthesë në rrugën e nisur për çlirim kombëtar ku u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Përjetësisht u takon lavdia atyre që me mund dhe sakrificë u prin këtyre ngjarjeve që një pjesë nuk janë sot dhe një pjesë me vetëdije u bënë fli për shtetin e sotshëm e më të riun në Evropë Kosovën.