Ky ishte fati i brezit tim dhe i shumë brezave – jeta dhe dashuria jonë!
KTHIMI NË KOHË!
Po përpiqem nga kjo distancë për ta parë kohën e atëhershme, dhe sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po rritet madhështia e saj.
Këtë e thotë Sergej Jesenin në vargjet e tij: “Ballë për ballë nuk shihet fytyra, e plotë shihet nga në një distancë”.
Secili e ka fatin e vet dhe dashurinë, në një kohë dhe në një vend!
Mos provoni ta shlyeni me gomë të kaluarën tuaj, nuk bëhet dot!
Mburru me atë të mirë e pozitive që ke bërë nëpër kohë, pavarësisht vendit dhe kohës ku e kur e ke bërë!
Nëse vetëm një orë e ke mësuar dikënd të bëhet i dijshëm dhe i sjellshëm, e ke ndihmuar ate, mjaton…!
/ Foto: Shevqet Mehmeti/ Teksti: Nexhat Buzuku/
q