Në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Bullgari, që do ta hap ciklin kualifikues për kampionatin evropian 2020.
Interesimi për shikuar nga afër këtë duel është i jashtëzakonshëm.
Kërkesat e mëdha po bëjnë që edhe webfaqja zyrtare që mundëson blerjen e biletave të bllokohet.
Sipas informacioneve të Indeksonline, brenda 1 ore janë shitur mbi 30% të biletave. /Indeksonline/