Gazetari britanik Graham Phillips nesër pritet të shpallet person i padëshirueshëm (non grata).
Vendimi për Graham Phillips është dhënë nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilin ua ka përcjellur Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Burime brenda Ministrisë së Brendshme për klankosova.tv bëjnë të ditur se vendimi për ta shpallë “persona non-grata” britanikun nesër pritet që të futet në zbatim.
Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i ka hedh në YouTube.
Të gjitha i ka realizuar para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë