Ndeshja e parë e Kosovës në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020 ka zgjuar interesim të madh te qytetarët e vendit.
U tha se do të dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Bullgarisë, e cila zhvillohet më 25 mars dhe në më pak se dy orë 90 për qind e tyre u shiten.
Por problemi rreth këtyre biletave mbetet tregu i zi. Ani pse u shiten në mënyrë online, dikush po ka guxim që ato ti shes në të ‘zezën’ në faqen ku bëhet tregtia më e madhe – merrjep.com.
Çmimet janë monstruoze padyshim. Bileta e 5 eurove në pjesën e jugut të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ shitet 25 euro.
Probleme me tregun e zi ka në gjitha vendet e botës, sidomos në rajonin e Ballkanit.