Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se vetura ka rënë në një pjesë të lumit i cili derdhet në Liqenin e Badovcit, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.
Vetura në fjalë ka dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe njerëz të tjerë dhe një kamionetë, por jo edhe ekpet emergjente./Indeksonline/